Minatorët e Trepçës po hyjnë në muajin e tretë pa paga, duke u përballur me një krizë të rëndë ekonomike që po prekë drejtpërdrejt jetesën e tyre dhe të familjeve të tyre.
Situata është bërë akoma më kritike për shkak të mungesës së veprimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila, megjithëse zotëron aksionet e ndërmarrjes, ende nuk ka ndërmarrë masa konkrete për të zgjidhur këtë problem.