11.8 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Tre persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri në Prishtinë

Tre persona, përfshirë një fëmijë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK si pasojë e një zjarri që u përhap në garazhin e një objekti banesor pak para mesnatës në Velani të Prishtinës.

Mjekja kujdestare ka konfirmuar se gjendja e tyre është stabile, ndërsa nga Policia nuk ka pasur raport zyrtar për rastin. Dyshohet se zjarri u përhap nga djegia e një veture. Banorët kanë rrëfyer për RTK-në se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Tre persona përfunduan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, si pasojë e një zjarri në garazhin e një objekti banesor në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Si pasojë e zjarrit, i gjithë objekti u mbush me tym, duke rrezikuar jetën e qindra banorëve që ishin në gjumë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...