Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë i një aksidenti mes një kamioni dhe një veture, përkatësisht në fshatin Celinë të Rahovecit.
Rasti u konfirmua për media nga zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, teksa bëri të ditur se të lënduarit tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në fshatin Celinë-Rahovec (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 14:20 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Elezaj.
Po ashtu, ai njoftoi se njësia e trafikut rajonal është duke e trajtuar rastin me kujdes./Njeshi/