8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Tre raste të parave të falsifikuara në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se dje në tri raste të ndara në rajonin e Prishtinës është raportuar për disa monedha dhe kartëmonedha që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar.

“Në tre raste të ndara në rajonin e Prishtinës, është raportuar për disa monedha dhe kartëmonedha të llojeve të ndryshme, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedura të mëtejme hetimore. Rastet nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...