5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Tre shtëpi në Ranilluk sulmohen me granatë dore, policia po heton rastet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pas mesnate, konkretisht në orën 02:30, janë regjistruar tre sulme me grantë dore në tre lokacione të ndryshme në Ranillukt.

Në njoftim bëhet e ditur se sulmet kanë ndodhur në oborret e shtëpive të serbëve që jetojnë në Ranilluk dhe se për rastet është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit ndërsa ato po konsiderohen si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti i patë, sipas forcave të rendit ndodhi në fshatin Gllogoc të Ranillukut.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturat të cilat ishin të parkuara në oborr” – thuhet në njoftim.

Ndërsa dy rastet e tjera kanë ndodhur në Ranilluk.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës” – njoftoi policia të shtunën.

“Ranilluk 22.09.2023 – 02:30. Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore), por ajo nuk kishte shpërthyer. Njësiti për deminim ka larguar mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes” – thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...