Janë arrestuar tre persona në Pejë, pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se është lënduar njëri nga të dyshuarit dhe një person tjetër.
“Është raportuar për një rrahje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit si dhe një person/viktimë e rastit mashkull kosovar. Tre të dyshuarit janë arrestuar si dhe pushka e gjuetisë pa fishekë është konfiskuar. Më vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport. /Njeshi/