Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se tre persona kanë marë tretman mjekësorë spitalor, pasi janë goditur nga një veturë në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 minuta.
I dyshuari (ngasësi) i veturës është arrestuar.
Raporti i plotë:
‘AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Pejë 03.09.2023-20:55 Lëndime trupore kanë pësuar tre (3) viktimat meshkuj kosovarë- këmbësorë pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.’-thuhet në njoftim./Njeshi/