24.7 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15.

 

“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...