Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Klinë.
Rastin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, toger Fadil Gashi.
Siç thotë Gashi, në aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete, derisa 3 persona janë lënduar.
Të njëjtit janë dërguar në Emergjencë për tretman mjekësorë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njesitë kompetente për tu marrë me rastin./Njeshi/