‘RADIO 1’ ka raportuar më herët për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Leshan.
Lajmin e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ më pash edhe zëdhëndësi i Policisë Rajonale të Pejës, toger Fadil Gashi ku njoftoi se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal”, konfirmoi Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente./Njeshi/