Janë lënduar tre persona si pasojë i një aksidenti ku janë përfshirë katër vetura në Fushë-Kosovë
Kështu bëri të ditur për media Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se tashmë po merret me rastin njësiti I trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit/Njeshi/