16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Tre vite pa Ismet Bogujevcin – interpretin e hollë dhe njeriun unik

Më 13 Maj të vitit 2021, në Prishtinë, kryeqendrën e Kosovës, ku jetoi dhe veproi, pushoi së rrahuri në moshën 69 vjeçare, zemra e Ismet Bogujevcit. Edhe pse në rrethana pandemike, koleg, miq, bashkëpunëtorë e krerë institucionesh, Bogujevcin e përcollën me nderime të larta, për në banesën e fundit.

Nga 13 maji i vitit 2021 Bota e artit mbeti më e varfër.

Ditën e nesërme të vdekjes, më 14 Maj, kufoma e Ismet Bogujevcit parakaloi nëpër Prishtinë. Ishte kjo hera e fundit që Bogujevci po shkelte sheshet e Prishtinës, të cilës i dha shumë dhe ja preku secilin skaj.

Kolegët e tij e kishin shembull si artist e njeri, këngëtarët e rinj, sidomos ata podujevas-idol, përderisa kënga e mirëfilltë shqipe pasurohej me interpretin e hollë, origjinal e unik.

Rrethi i miqve të tij, (Balit), thyente kufinjtë muzikor. Miq kishte kudo, në media, në sport, në institucione. Rrethohej nga njerëz të thjeshtë dhe me famë.

Në tre vjetorin e vdekjes, Ismet Bogujevci, është kujtuar mbrëmë me një rubrikë të posaçme-dedikim, në Programin Muzikor të natës ‘TOP FOLK’ në ‘RADIO 1’ të Fitim Behlulit, program që i ndjeri e kishte për zemër, sa ishte gjallë duke qenë dëgjues i rregullt i tij.

Ishin vitet 80-të kur Ismet Bogujevci do ti ngjiste në skenë të muzikës edhe yjet e sportit në një interpretim të përbashkët të këngës ‘Tefik Çanga’, boksierin Xhevdet Peci dhe  futbollistët Favzi Rama e Fadil Vokrri, që i kishte miq.

Xhevdet Peci, Favzi Rama, Fadil Vokrri, Ismet Bogujevci
Xhevdet Peci, Favzi Rama, Fadil Vokrri, Ismet Bogujevci

Ismet Bogujevci, u lind në Podujevë, më 09 Prill të vitit 1952.

Aktiviteti i tij artistik, ka nisur rrugëtimin me shoqërinë kulturo-artistike ‘’Josip Rela’’ në Podujevë. Është viti 1972 kur ai hyri furishëm si këngëtar por dhe si aktor meqë shoqëria ‘’Josip Rela’’ kishte shtrirje në dy fusha permanente – muzikë dhe aktivitete teatrore – dramatike.

‘Halili dhe Hajria’ në rolin e Qatipit, është kjo dramë e njohur, në të cilën Bogujevci u shfaq për herë të parë në skenën e Teatrit të Podujevës. Pastaj, aty janë njohur me Avdush Hasanin, me Maliq Musën dhe shumë emra tjerë që kanë dal nga kjo shoqëri.

Bogujevci ka vazhduar aktivitetin e tij artistik – muzikor në shoqërinë ‘Ramiz Sadiku’ ndër vite në Prishtinë dhe rajonin ballkanik.

Jehu i tij muzikor është dëgjuar anekënd skenave ku ka frymuar muzikë popullore ndërsa ai është shquar për origjinën e këngës e sidomos për origjinalitetin intonativ dhe interpretativ. Këngët e tij do të ngelen testament monumental për kulturën e muzikës popullore dhe për vlerat e gjithëmbarshme të shoqërisë kosovare dhe asaj shqiptare.

Në vitet 80 -ta, ai së bashku me një grup artistik muzikor dhe me orkestrën popullore të Radio Televizionit të Prishtinës, me një kastë të përzgjedhur këngëtarësh, më eminentët e kohës, do të shtrijnë aktivitetin e tyre muzikor – turne brenda gjithë qyteteve Shqipërisë.

Mbresat për të janë të regjistruara kudo në gazeta, radio, ndërsa, televizionet e kanë cilësuar si njërin nga figurat qendrore të fushës përkatëse, me të cilën sot do të përcillet arkivoli i Tij ndërsa emri dhe statura e tij njerëzore, muzikore dhe kulturore, dë dëgjohet dhe kultivohet nga breza të tërë.

Të përmendim disa prej këngëve kult që u bënë himn kombëtar për skenën muzikore:

‘’Kur ta fala një tufë gërshetë’’ e interpretuar në duet me Nexhmije Pagarushën, këngë që ishte shpërblyer me vendin e parë dhe që ka mbetur e përhershme për veshët muzikor.

Bogujevci si solist muzikor ka fituar një mori çmimesh përfshirë – çmimim – mikrofoni i artë,  në akordet e Kosovës.

Që nga viti 2000, ka punuar si solist – këngëtar në ‘’Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shota’’ ndërsa, nga viti 2012 – 2013 ishte UD – Drejtor i ‘’Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Shota’’, periudhë kjo, për gjatë së cilës, ansambli ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale prestigjioze nëpër botë, përfshirë këto vende: Turqia, Italia, Bullgaria. Pra, duke ju falenderuar përkushtimit të tij, viti 2012, shenon një ndër vitet më të sukseshme të jetës artistike 50 – vjecare të AKKVSH -së, ku janë shpërblyer me dy çmime: vendi i pare: “syri i artë” në Bursa dhe vendi i dytë në Buyukçekmeçe, të Turqisë.

Repertori muzikor:

‘Martesa jonë’ është kënga e cila u bë vjershërim dhe adresë për të rinjët e martuar dhe të pa martuar, e të cilën Bogujevcit ka kishte punuar në tekst dhe kompozim – Dr. Gazmend Zajmi.

Janë dhe një mori këngësh që kanë ngelur të pa harruara si:

“O moj bukuroshe”

“Ke selvitë e namazgjasë”

“Tefik Canga”

“Ushton Gryka e Kaçanikut”

“Bajram Curr – Bajram Curr”,

“Dritë e Perëndisë”

“Kënga e Jemenit” dhe shumë të tjera.

Ishte Anëtar i Këshillit Drejtues në AKKVSH që nga viti 2014.

Në vitin 2015, MKRS – ja do ta shpallte Doajen të Ansamblit – Shota./Njeshi&RADIO 1/

Ceremonia mortore 14.05.2021

 

 

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...