11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Tre vjet nga vdekja e Cimës – Adelina: U zgjova me dhimbjen e njëjtë si kur u ndave nga ne përgjithmonë

Janë bërë tre vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.

Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26 mars të vitit 2021, ndërkohë që ishte i shtruar në spital për shkak të COVID-19.

Humoristi i shumë skeçeve televizive ka lënë një boshëllëk të madh te të gjithë ata që e njohën, posaçërisht te miqtë e familja.

Në përvjetorin e tretë të vdekjes një dedikim për të nuk mungoi as nga vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi.

“U zgjova sot me dhimbjen e njëjtë si para tre viteve, kur u ndave nga ne përgjithmonë”, nis shkrimin Adelina.

“Bab kam shumë mall për ty. Sa shumë kam nevojë për një përqafim të ngrohtë dhe fjalët e tua plot jetë e humor. Të dua deri në frymë të fundit”, vazhdon shkrimi.

Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...