Nuk ka ditë që në raportin e Policisë së Kosovës nuk raportohet ndonjë raste që ka të bëjë më para të falsifikuara. Tendencat për mashtrim më para false po ndodhin në çdo qytet të Kosovës, me shuma të ndryshme të monedhave.
Të dhënat e paraqitur nga Polica dhe Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se kjo dukuri veçse po rritet për çdo ditë.
“Bazuar nga raportet e pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë në gjysmën e parë të vitit 2018 janë identifikuar një numër prej 330 kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi, kurse shuma e tyre ishte rreth 29,310.00 euro. Pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt”, ka thënë zyrtari për media në BQK, Kushtrim Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedhat në prerje prej 100 euro dhe 50 euro, të cilat përbënin rreth 76 qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi.
]]>