Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, sot informon mediat mbi zhvillimet e fundit publike të procedurave.
Ajo këtë pritet ta bëjë përmes platformës Zoom, nga ora 15:00, përcjell Klankosova.tv.
Trendafilova ishte për vizitë në Kosovë, muajin e kaluar. Ajo u takua me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, dhe me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për t’u dhënë informata në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të Gjykatës. /Njeshi/