14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

“Treni bullgar”, Prokuroria e Gjakovës nis hetimet rreth keqpërdorimit të votës

Prokuroria e Gjakovës i ka nisur hetimet lidhur me një rast të keqpërdorimit të votës në Gjakovë.

Bëhet fjalë për një qendër në shkollën “Zekirja Rexha”, ku dyshohet se ka ndodhur “Treni bullgar”.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga Prokuroria përmes emailit.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve”, thuhet në përgjigjen e organit të akuzës

U raportua se pati keqpërdorime për qendrën “02-07”.

Kësisoj, aty dyshohet po ashtu edhe për dy fletëvotime të cilat ishin të fotokopjuara.

Reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Pos në qendren “Zekirja Rexha” dyshohet se keqpërdorime ka pasur edhe në atë “Fehmi Agani”, ku dyshohet se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje është mbivotuar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...