Një 20 vjeçar me inicialet I. H. është goditur nga treni në linjën hekurudhore Pejë-Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore.
Aksidenti sipas policisë ka ndodhur sot rreth orës 14:00, derisa treni ka qenë në lëvizje.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident. /Njeshi/
]]>