Një aksident i rëndë ka ndodhur mes trenit të linjës Pejë-Prishtinë dhe një veture, në fshatin Pavlan.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin.
“Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor’, ka thënë Rugova.
Sipas burimeve të Indeksonline, dy persona janë duke u trajtuar në Emergjence, ndërsa një persona raportohet se është në gjendje më të rëndë./Njeshi/