Trepça ’89 ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.
Goli i parë i ndeshjes është shënuar në minutën e 7-të të ndeshjes ku autor ishte Armando Lopes da Silva, shkruan FrontOnline.
Ndërsa në minutën e 32-të u shënua një autogol nga Shkelzen Lushtaku.
Në minutën e 57-të, Rilind Nimani gjeti golin e epërsisë për Trepçën ’89 duke ia siguruar fitoren.
Pas kësaj fitore, 89-shi e sheh veten në pozitën e shtatë më 26 pikë, teksa Drenica renditet e fundit me 23 pikë. /Njeshi/