Ai gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Trepça do të regjistrohet në muajin shkurt, e cila do të hapë rrugë për zhvillimin e kësaj ndërmarrjeje.
“Qeveria ka formuar Bordin e Trepçës. Ne kemi dorëzuar draft- statusin në Komisionin e zhvillimit ekonomik. Ne kemi adresuar të gjitha çështjet për regjistrimin e ndërmarrjes që do të regjistrohet në muajin shkurt. Regjistrimi i Trepçës hap rrugë për zhvillimin e kësaj ndërmarrje”, ka thënë ministri Lluka.
Ai ka folur edhe për gjendjen në Telekom, ku ka thënë se është hapur ristrukturimi për këtë ndërmarrje.
“Ne jemi të preokupuar me gjendjen e Telekomit. Gjatë katër vjetëve të fundit kjo ndërmarrje ka grumbulluar sfida në të cilat ka ndikuar edhe zhvillimi teknologjik. Në përputhje me dispozitat e ligjit kemi rritur performancën e ndërmarrjes dhe kemi ndaluar kompensimin shtesë. Në bashkëpunim me bordin e drejtorëve kemi hapur ristrukturimin e ndërmarrjes. Përfundimi i këtij procesi do të ketë ndikim pozitiv”, tha Lluka.
Sa i përket KOSTT-it, ministri Lluka tha se kjo ndërmarrje po përballet me humbje të mëdha si pasojë e mos operimit në veri.
“KOSTT është duke u përballur me humbje të mëdha. Mos operimi dhe humbjet në veri po shkaktojnë humbje të mëdha. Sa i përket distribucionit është obligim që të investohen 25 mijë euro në vit”, u shpreh ai.
]]>