Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale e mposhti Sigal Prishtinën, me rezultat 74-66.
Çerekun e parë e nisi mirë Prishtina, duke e fituar me rezultat 20-13, por në atë të dytin mitrovicasit u kthyen duke e fituar me shifrat 24-20.
Në periodën e tretë Prishtina fitoi për një pikë, 18-17. Teksa çereku i fundit ishte përcaktues në fitoren e Trepçës, pasi e fituan me rezultat bindës 16-8, për rezultatin final 74-66.
Më të dalluarit në fitoren e Trepçës ishte Drilon Hajrizi me 16 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime dhe Mikale Tmusic, me 13 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.
Në fund Hajrizi u shpall MVP i kësaj finale.
Trepça e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, për herë të gjashtë në histori të klubit.