Trepça e ka nisur me fitore serinë finale në basketbollin kosovar.
Mitrovicasit triumfuan 77:68 ndaj Yllit në ndeshjen e parë finale në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Suharekasit patën avantazhin në shumicën e kohës, megjithatë Trepça ishte e jashtëzakonshme në çerekun e fundit, i cili edhe e bëri diferencën.
Ndeshja e radhës finale zhvillohet të dielën në Suharekë me fillim nga ora 19:00./Njeshi/