Ndërmarrja “Trepça” njoftoi se përfundoi me sukses ekzekutimin e pagave për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes.
Me këtë veprim, janë përmbushur detyrimet me kohë, ndaj punëtorëve.
“Ky proces ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për punonjësit tanë dhe ka ndihmuar në ruajtjen e një ambienti pozitiv pune”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, ndërmarrja njofton se ka shlyer detyrimet financiare ndaj KESCO-s, në Kishnicë dhe Artanë.
Ky është njoftimi i plotë:
Me datë 27.12.2024 Trepça Sh.A. ka përfunduar me sukses ekzekutimin e pagave për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke përmbushur kështu detyrimet ndaj punëtorëve në kohë. Ky proces ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për punonjësit tanë dhe ka ndihmuar në ruajtjen e një ambienti pozitiv pune./Njeshi/