10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Tri kompani kualifikohen për ndërtimin e impiantit të erës me kapacitet deri në 100 megavat, Rizvanolli jep detaje

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se tri kompani kanë kaluar me sukses në fazën e radhës sa i përket projektit për ndërtimin e impiantit të erës me kapacitet deri në 100 megavat.

Rizvanolli ka treguar se ky proces është zhvilluar me përkrahjen e USAID dhe IFC dhe se është realizuar me standardet më të larta.

“Pas një procesi rigoroz, kompanitë Akuo Energy (Francë) dhe Güriş (Turqi), dhe konsorciumi Notus/Stublla Energy (Gjermani/ Kosovë) u vlerësuan si të kualifikuara për fazën e radhës në ankandin e parë të erës në Kosovë. Në vijim, Ministria e Ekonomisë do të shpallë Kërkesën për Propozime për këto kompani”, ka shkruar ministrja./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...