4.4 C
Pec
E martë, 11 Shkurt, 2025

Tri ndeshje sot në basketboll, Peja pret Proton Cable Prizreni

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me tri ndeshje tjera.

Në kuadër të kësaj xhiro është paraparë përballja ndërmjet Pejës dhe Proton Cable Prizrenit, ku fitorja është e vlefshme për të dy skuadrat. Verdhezinjtë kanë tetë e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore e 11 humbje.

Të dielën do të përballen skuadrat prishtinase, Sigal Prishtina-Bora, në një sfidë emocionuese.

Në stinorin vjeshtor, të dy skuadrat kishin nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, andaj pritet një ndeshje shumë interesante në kryeqytet. Sigal Prishtina ka shtatë e tetë humbje, ndërsa Bora pesë fitore e dhjetë humbje.

Takim interesant pritet edhe në Prizren, ku përballen dy skuadrat në formë, Bashkimi dhe Vëllaznimi. Prizrenasit ndodhen në vendin e dytë me dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tetë fitore e shtatë humbje, ku kanë katër fitore radhazi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...