8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Tri skuadra për titull, dy pikë diferenca – renditja dhe rezultatet pas javës së 22-të

Java e 22-të, nuk solli ndryshime në kreun e renditjes, edhe pse mundësit ishin, por Ballkani dhe Llapi, nuk arritën të merrnin fitore, ndërsa Drita u afrua me kreun.

Ballkani barazoi me Gjilanin të shtunën, ndërsa Malisheva në të njëjtën ditë mori tri pikë ndaj Feronikelit 74.

Llapi nuk ka arritur t’i gëzohet fitores përballë Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti” të stërmbushur, duke barazuar pa gola 0-0.

E barazimet e Ballkanit dhe Llapit i ka shfrytëzuar Drita, që para tifozëve të vet ka shënuar fitore në duel me Dukagjinin, me rezultat 2-0, duke u rikthyer fuqishëm në garën për titull, pasi tani skuadra gjilanase ka vetëm dy pikë më pak se lideri i renditjes.

Ndërkohë përballja e dy skuadrave të fundit në renditje, Lirisë dhe Fushës Kosovës, e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren është mbyllur pa fitues dhe pa gola.

Ballkani aktualisht mbetet lider me 45 pikë, ndërsa Llapi është i dyti me 44 pikë. Drita tani është shumë afër pasi me 43 pikë mban vendin e tretë.

Malisheva me 38 pikë është në vendin e katërt dhe nuk rrezikohet shumë aktualisht nga Prishtina (31 pikë) dhe Dukagjini (30 pikë) që mbajnë vendin e pestë dhe të gjashtë.

Feronikeli 74 është i shtati me 23 pikë, ndërsa Gjilani i teti në pozitën e barazhit me 22 pikë.

Fushë Kosova me 12 pikë është e nënta, ndërsa Liria me 10 pikë mban vendin e dhjetë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...