Komuna e Prishtinës po mbështet Ukrainën në prag të njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë.
Tek rrethi i Arbërisë tashmë vendkalimet për këmbësorë dhe rrethojat e trotuareve kanë marrë ngjyrat e flamurit ukrainas.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, tha se ngjyrosja është bërë gjatë fundjavës, në mbështetje të Ukrainës./Njeshi/