14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Tre raste të dhunës në familje, brenda 24 orëve në rajonin e Pejës

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka raportuar tre raste dhune në familje, në rajonin e Pejës.

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë 10.02.2025-12:00. Me 13.02.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti nën hetime.

· Pejë 13.02.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, është fjalosur me dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Klinë 13.02.2025-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...