Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim
Jong-un do të nisin sot takimin e tyre
të nivelit të lartë, të përcjellur me një darkë.
Ata pritet të diskutojnë rrugën drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean, në samitin dyditor që mbahet në Hanoi të Vietnamit.
Para mbajtjes së takimit me Kimin, Trump është takuar me kryeministrin vietnamez dhe politikanë tjerë.
]]>