Gjatë samitit të Hanoit, në Vietnam, në datat 27 – 28 shkurt, Donald Tramp dhe lideri koreanoverior Kim Jong-un mund të bien dakord për një deklaratë të përbashkët politike që do të shpallte përfundimin e luftës koreane të 1950-1953.
Lajmi raportohet nga Nju Jork Tajms, ndërkohë që zëdhënësi i presidentit të Koresë së Jugut, nuk e përjashtoi si mundësi. Por ai theksoi se gjithësesi deklarata për përfundimin e luftës nuk është e njëjta gjë me një traktat paqeje i cili do të vijë vetëm pas përfundimit të një sërë procedurash.
]]>