6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Trump dhe Kim takohen në Vietnam- duarshtrëngim dhe buzëqeshje mes njëri-tjetrit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, u përshëndetën me njëri-tjetrin ndërsa filluan samitin dy ditor në Vietnam për të diskutuar çështjen e arsenalit bërthamor dhe programeve raketore të Koresë së Veriut.

Të dy udhëheqësit i shtrënguan duart dhe u buzëqeshën përpara një takimi 20 minutësh pas të cilit do të zhvillojnë një darkë të përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja vendeve.

Presidenti Trump iu tha gazetarëve se ai mendon se bisedimet do të jenë shumë të suksesshme dhe se nuk do të “zbrapset nga çështja e denuklearizimit”.

Ndërkaq udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u shpreh i sigurt “se këtë herë do të arrihet një rezultat i cili do të mirëpritet nga të gjithë njerëzit”.

Ky është takimi i dytë midis Trump dhe Kim Jong –un. Samiti i tyre i parë, i mbajtur në Singapor në qershor të 2018-ës, u quajt historik pasi ishte hera e parë që një presidenti i SHBA-së takohet me një udhëheqës të Koresë së Veriut.

https://twitter.com/i/status/1100721555997450240
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...