Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë komentet e tij të para publike që nga konferenca e mëparshme për shtyp e kryeministrit kanadez Justin Trudeau.
“Ju lutemi shpjegoni Guvernatorit Trudeau, të Kanadasë, se kur ai vendos një tarifë hakmarrëse për SHBA-në, tarifa jonë reciproke do të rritet menjëherë me një shumë të ngjashme!” Thotë Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Titulli “guvernator” duket se lidhet me thirrjet e përsëritura të presidentit amerikan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, diçka që Trudeau e hodhi poshtë si mundësi më parë, ka raportuar BBC/Njeshi/