2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Trump i tha BBC-së se Rusia i ka kartat në negociatat e paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump i tha BBC-së se kishte besim se Moska dëshiron të shohë një fund të luftës, të cilën Rusia e filloi kur kreu një pushtim në shkallë të plotë gati tre vjet më parë.

Trump po kthehej në Uashington DC pasi foli në një takim investimesh të mbështetur nga Arabia Saudite në Florida, ku e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një “diktator” për herë të dytë brenda një dite.

Trump është zemëruar pasi Zelensky, duke reaguar ndaj bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, nga të cilat Kievi u përjashtua, tha se presidenti amerikan “po jetonte në një hapësirë dezinformimi” të qeverisur nga Moska.

Mendoj se rusët duan ta shohin përfundimin e luftës. Ata i kanë kartat, sepse kanë marrë shumë territor, tha Trump për BBC në Air Force One.

Trump gjithashtu tha se Zelensky refuzon të ketë zgjedhje ne Ukraine dhe se është i ulët në sondazhe.

Mandati pesëvjeçar i Zelenskit do të përfundonte në maj 2024. Megjithatë, Ukraina ka qenë nën ligjin ushtarak që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022 dhe zgjedhjet u pezulluan.

Shprehja “diktator” ndaj Zelenskyt, nxiti shpejt kritika nga liderët evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili tha “është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, e bëri të qartë se mbështeti Zelensky në një telefonatë me presidentin ukrainas.

Të martën, zyrtarët amerikanë dhe rusë zhvilluan bisedimet e tyre të para të nivelit të lartë, ballë për ballë që nga pushtimi i plotë i Rusisë. Ukraina nuk ishte e ftuar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...