Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë dy emërime të tjera kyçe përpara kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Tom Homan, 62 vjeç, do të shërbejë si “tsari kufitar” i Trump, pasi ka shërbyer më parë si ushtrues detyre i drejtorit të Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave, i presidentit të rikthyer, transmeton klankosova.
Derisa kongresmenja e New York-ut, Elise Stefanik, 40 vjeçe, është bërë gjithashtu ambasadore në Kombet e Bashkuara, ka konfirmuar partneri amerikan i BBC-së, CBS News.
Ndërkohë, Partia Republikane e Trumpit po i afrohet më shumë kontrollit të plotë të Kongresit Amerikan.
Ata tashmë kanë një shumicë në Senat dhe duhet të fitojnë vetëm një pjesë të vogël të vendeve për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve./Njeshi/