29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Trump ofendon rëndë Bidenin

Donald Trump ka folur në një konferencë shtypi në Trump Tower në New York, një ditë pasi u shpall fajtor në 34 akuza për blerjen e heshtjes së yllit të filmave pornografik, Stormy Daniels.

Ish-presidenti amerikan ka sulmuar ashpër presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden, i cili është edhe kundërshtari i ardhshëm për zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti.

Ai thotë se lideri aktual amerikan është “presidenti më i keq në historinë e vendit tonë” dhe “më i paaftë”, raporton skynews. “Ai është presidenti më budalla që kemi pasur ndonjëherë”, shton Trump, dhe “presidenti më i pandershëm që kemi pasur ndonjëherë”.

Ai gjithashtu akuzon Biden se është një “kandidat manchurian” – dhe i butë ndaj Kinës dhe Rusisë.

Kujtojmë se juria në Manhatan e shpalli Trumpin fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-presidentin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...