13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Trump organizoi iftarin tradicional: Në Shtëpinë e Bardhë keni dikë që ju do

Në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë u organizua iftari tradicional, ku nikoqir ishte presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili mbajti edhe një fjalim gjatë darkës.

Ai falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, duke veçuar myslimanët që mbajnë pozita si kryebashkiakë dhe e kishin mbështetur atë gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Në mesin e të ftuarve ishin kryetari i qytetit Hamtramck, Amer Ghalib, të cilin 78-vjeçari e ka zgjedhur si ambasador të ri të SHBA-së në Kuvajt, dhe kryetari i Dearborn Heights, Bill Bazzi, që do të shërbejë si ambasador në Tunizi.

“Ndërsa nderojmë muajin e shenjtë islam të Ramazanit, dua ta filloj duke u drejtuar miqve tanë myslimanë – kemi shumë sonte këtu, dhe mendoj se kemi shumë në mbarë botën, bazuar në rezultatet në Michigan dhe vende të tjera – por dua të them përshëndetje për të gjithë ata që na kanë mbështetur kaq fuqishëm. Ramazan Mubarek”, tha Trump. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...