16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Trump reagon për sulmin e ukrainasve ndaj bombarduesve rusë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka folur për sulmin më të fundit të ukrainasve mbi bazat ushtarake ruse.

E pyetur për reagimin e presidentit amerikan Donald Trump për sulmet ukrainase me dronë mbi bazat ruse ajo tha se “lufta duhet të merr fund”.“Kjo luftë ka qenë brutale për të dyja palët dhe shumë njerëz kanë vdekur”, shtoi ajo para gazetarëve.

“Presidenti dëshiron që kjo luftë të marrë fund në tavolinën e bisedimeve, dhe ua ka bërë të qartë të dy liderëve publikisht dhe privatisht”, shtoi Leavitt.

Ndryshe sot është zhvilluar raundi i dytë i bisedimeve të paqes në Stamboll të Turqisë, ku janë takuar pala ukrainase dhe ajo ruse. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...