26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi, për ta joshur Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, nëse kjo do ta bindte homologun e tij rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për paqe mes Kievit dhe Moskës – për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të udhëtojë më 15 maj në Turqi për t’u takuar ballë për ballë me Putinin, pasi ky i fundit bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta – por pa e sqaruar nëse do ta takojë Zelenskyn personalisht.

Megjithatë, kur ka mbetur më pak se një ditë deri te data e caktuar për takimin, Putin ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndërsa Zelensky ka thënë se do të takohet vetëm me liderin rus, jo me një delegacion zyrtarësh nga Moska.

Mediat ruse kanë raportuar se delegacioni do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

“Nuk e di nëse ai [Putin] do të jetë atje nëse unë nuk jam”, u tha Trump gazetarëve nga bordi i Air Force One, duke fluturuar nga Arabia Saudite drejt Katarit më 14 maj.

“E di që ai do të donte që unë të isha atje, dhe ka mundësi të ndodhë. Nëse mund ta ndalim luftën, do ta merrja seriozisht këtë”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 14 maj se oferta për bisedime mbetet në fuqi, por se përbërja e delegacionit rus do të bëhet e ditur vetëm pasi Putin “ta japë urdhrin”.

“Delegacioni rus do të presë delegacionin ukrainas në Stamboll”, tha Peskov.

Zelensky ka të planifikuar një takim në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por ka thënë se, nëse Putin vendos të vijë në Stamboll, ata mund të takohen atje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...