27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Trump: Sulmet amerikane shkatërruan plotësisht objektet kryesore bërthamore të Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se avionët amerikanë kishin sulmuar tre objekte bërthamore në Iran, duke përfshirë “Natanz”, “Esfahan” dhe objektin e pasurimit të uraniumit “Fordow”.

Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit u shkatërruan nga sulmet amerikane, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një fjalim drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

“Objektivi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe dhënies fund të kërcënimit bërthamor të paraqitur nga shteti numër një në botë – që mbështet terrorizmin”, tha Trump.

“Sonte mund t’i raportoj botës se sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak. Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë zhdukur plotësisht dhe tërësisht”, tha Trump.

“Irani – tirani i Lindjes së Mesme – tani duhet të bëjë paqe. Nëse nuk e bën këtë, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”, shtoi presidenti amerikan.

Disa orë më parë, Trump njoftoi se avionët amerikanë kishin sulmuar tre vende bërthamore në Iran, duke përfshirë “Natanz”, “Esfahan” dhe objektin e pasurimit të uraniumit në “Fordow” – që besohet gjerësisht të jetë një nga objektivat më të rëndësishme të Izraelit në konfliktin e tij të vazhdueshëm me Iranin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...