Telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit ka nisur dhe një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar, shkruan BBC.
Në një postim në Twitter, Zëvendës Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino tha se Trump “aktualisht” po flet me Putinin.
“Telefonata po shkon mirë dhe është ende në progres”, tha ai.
Vetëm pak çaste përpara se Scavino të postonte, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se nuk ishin të sigurt nëse telefonata po ndodhte./Njeshi/