24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Trump thotë se është i zhgënjyer nga Putini dhe nuk beson se ai do t’i japë fund luftës

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është i zhgënjyer nga presidenti rus Vladimir Putin dhe nuk mendon se ai do ta ndalë luftën në Ukrainë.

Bëhet e ditur se kjo deklaratë vjen pasi dy udhëheqësit folën në telefon dje në një bisedë që Trump tha se nuk kishte rezultuar në asnjë përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan skynews.

Kremlini tha se telefonata ishte “e sinqertë dhe konstruktive”, me këshilltarin e Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov, që pretendonte se të dy udhëheqësit ishin “të të njëjtit mendim”.

Ai tha se Putin i kishte thënë Trumpit se “Rusia do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e saj” në Ukrainë dhe “nuk do të tërhiqet” nga objektivat e saj atje.

Ndryshe, mbrëmë Ukraina u përball me sulmin më të rëndë ajror rus të luftës deri më tani.

Trump shtoi se do të flasë me Volodymyr Zelenskyn, presidentin ukrainas, më vonë sot. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...