27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Trump vuri veton ndaj planit izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei?

Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit në ditët e fundit për të vrarë liderin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei.

Kështu kanë thënë dy zyrtarë amerikanë për Reuters.

Një nga burimet citohet të ketë thënë: “A e kanë vrarë iranianët ende një amerikan? Jo. Derisa ta bëjnë ata, nuk po flasim as për ndjekjen e lidershipit politik”.

Kujtojmë se udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei shërben si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe kontrollon Gardën Revolucionare, shkruan Sky News.

Ai ka fjalën e fundit për të gjitha politikat kryesore në vend.

Ky lajm vjen pak kohë pasi presidenti Donald Trump tha se mbetet e mundur që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në konfliktin Iran-Izrael.

“Është e mundur që ne të përfshihemi” në betejën e vazhdueshme midis armiqve të mëdhenj të Lindjes së Mesme, tha Trump në një intervistë, sipas ABC News, e cila tha se presidenti republikan theksoi se Shtetet e Bashkuara “nuk janë “për momentin” të përfshira në aksionin ushtarak.

Më herët të dielën, Trump i kërkoi Iranit dhe Izraelit të “bëjnë një marrëveshje” dhe t’i japin fund shkëmbimit të tyre vdekjeprurës të sulmeve.

“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje dhe do të bëjnë një marrëveshje”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth”.

Ai ka shtuar se ka “shumë thirrje dhe takime që po zhvillohen tani” për këtë çështje dhe se paqja mund të arrihet “së shpejti” midis kundërshtarëve për një kohë të gjatë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...