15.5 C
Pec
E shtunë, 2 Dhjetor, 2023

Trump zotohet: Nëse rizgjidhem President, do të tërheq trupat amerikanë nga shumë vende

Kandidati për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është zotuar se do të tërheqë trupat amerikanë nga shumë vende, nëse ri-zgjidhet.

Sipas tij, Washingtoni shpenzon miliarda dollarë për mbrojtjen ushtarake të disa vendeve dhe në të njëjtën kohë nuk merr trajtim të favorshëm për fermerët e tij, raportojnë mediat e huaja.

“Trupat tona i mbrojnë, ndërsa ata nuk na paguajnë pothuajse asgjë… Shumë prej tyre na urrejnë, por ne i mbrojmë ata”, tha Trump.

Trump shtoi se trupat amerikane do të kthehen menjëherë në shtëpi dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të shpenzojnë para në këto vende, por ai nuk specifikoi se cilat shtete i referohej. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...