Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka nominuar miliarderen e botës së mundjes, Linda McMahon për Sekretare të Departamentit të Arsimit.
Ajo pritet të ngarkohet me mbikëqyrjen e agjencisë që Trumpi ka premtuar se do ta shpërbëjë.
Ai gjithashtu ka zgjedhur doktorin Mehmet Oz, ish-moderator i televizionit dhe kirurg i zemrës, si shef i agjencisë që do të mbikëqyr programet e sigurimeve shëndetësore për miliona të moshuar dhe me nevoja të veçanta.
McMahon ishte pjesë e administratës së Trumpit mes viteve 2017-2019.
Mirëpo ajo është e panjohur për fushën e arsimit, ani pse ka shprehur përkrahjen për disa reforma. /Njeshi/