25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Trumpi shpallet fajtor në gjyqin historik

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave biznesore të kompanisë.

Ai është shpallur fajtor në të 34 akuzat që rëndonin mbi të.

Trumpi akuzohej se kishte falsifikuar të dhënat për të fshehur rimbursimet që ia kishte bërë avokatit të tij, Michael Cohen, i cili i ka paguar aktores së pornografisë, Stormy Daniels, 130 mijë dollarë në fushatën presidenciale të 2016-s, në këmbim që ajo të mos e paraqiste publikisht pretendimin se me Trumpin ka pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më herët.

Trumpi në vazhdimësi ishte deklaruar i pafajshëm dhe kishte mohuar veprën.

Trumpi me këtë rast u bë ish-presidenti i parë që dënohet për vepër penale.

Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës, derisa ka thënë se “vendimi është i turpshëm dhe gjyqi i montuar”.

“Ky ishte një gjyq i montuar nga një gjykatës konfliktuoz, e i cili ishte i korruptuar…Kjo nuk ka marrë fund, do të vazhdoj të luftoj deri në fund…Verdikti i vërtetë do të jetë më 5 nëntor”, ka shtuar ai, duke aluduar në datën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Çdo akuzë mbart një dënim maksimal prej 4 vjetësh, e në total Trumpi mund të përballet me një dënim maksimal prej 136 vjetësh.

Atij dënimi do t’i kumtohet më 11 korrik, vetëm pesë ditë para fillimit të Konventës Kombëtare Republikane, ku ai pritet të emërohet zyrtarisht si kandidati republikan për president.

Ekipi i avokatëve të tij u shprehën se Trumpi s’ka kryer asnjë krim dhe nuk janë vërtetuar pretendimet.

E djali i tij, Donald Trump Junior ka reaguar në rrjete sociale. Ai i ka quajtur “Gjepura” vendimet e jurisë.

Data e caktimit të dënimit është zgjedhur 11 korrik. /njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...