15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Trumpi thotë se shpëtoi Kosovën, nuk jep detaje

Serbia kishte bërë plane ta sulmonte Kosovën, përsëri.

Por, këtë gjë nuk e lejoi Donald Trump. Ishte vetë presidenti amerikan që e publikoi këtë informatë ekskluzive, të premten mbrëma, teksa ndërmjetësoi një ujdi për paqe mes shteteve afrikane Kongo e Ruandë, në Shtëpinë e bardhë.

Ani se nuk dha detaje të shumta e specifike për mësymjen potenciale të Serbisë ndaj Kosovës, Trumpi tha se lufta mes tyre do të ishte e madhe, sikur ai të mos e ndalonte atë.

Përmendjen e faktit se ndali luftën dhe siguroi paqe mes Serbisë e Kosovës, amerikani e ka shpeshtuar në diskursin e tij, kur po flet për konflikte të mëdha ndërkombëtare. Vetëm të premten e 27 qershorit e potencoi në dy raste, ndërsa në 8 ditët e fundit e përmendi 5 here./Njeshi/

Për më tepër detaje, ndiqeni kronikën më poshtë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...