6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

Trumpit i dalin probleme ligjore me depërtimet e emigrantëve

Një gjyqtar amerikan deklaroi se mund ta shpallë administratën e presidentit amerikan, Donald Trump fajtore për “mosrespektimit të qëllimshëm” të një urdhri që kërkonte ndalimin e fluturimeve të deportimit me më shumë se 200 persona drejt Salvadorit.

Administrata, ndërkohë, u mbështet në një ligj 227-vjeçar që ishte miratuar fillimisht për të mbrojtur SHBA-në në kohë lufte, me qëllim realizimin e deportimeve masive.

“Gjykata nuk e merr këtë përfundim lehtë apo me nxitim; përkundrazi, u ka dhënë të Paditurve më shumë se mjaft mundësi për të korrigjuar ose shpjeguar veprimet e tyre. Asnjë nga përgjigjet e tyre nuk ka qenë e kënaqshme”, shkroi gjyqtari federal James Boasberg.

Vendimi për të nisur procedurën për mosrespektim të gjykatës e thellon përplasjen mes Shtëpisë së Bardhë dhe sistemit gjyqësor në lidhje me kompetencat presidenciale.

Sipas Boasberg, administrata mund të shmangë shpalljen fajtore për mosrespektim ose të “pastrohet” nga shkelja nëse jep një shpjegim të kënaqshëm për veprimet e saj dhe vepron në përputhje me urdhrin fillestar të gjykatës nga muaji i kaluar.Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet deri më 23 prill, shtoi ai, shkruan cnn.

Vendimi i së enjtes u mor pavarësisht një vendimi të mëvonshëm të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit Donald Trump mund të përdorë Ligjin për të Huajt Armiqësorë të vitit 1798 për të zbatuar deportimet drejt Salvadorit. Vendimi i Gjykatës së Lartë, që rrëzoi ndalesën e përkohshme të Boasbergut, “nuk e justifikon shkeljen e ligjit nga ana e Qeverisë”, shtoi gjyqtari.

Nëse administrata nuk dorëzon informacionin e kërkuar brenda afatit të 23 prillit, Boasberg ka thënë se do të përpiqet të identifikojë individët që kanë shpërfillur urdhrin gjyqësor për ndalimin e deportimeve. Më pas ai mund të rekomandojë nisjen e një procesi penal ndaj personave përgjegjës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...