4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Trupat e tre pjesëtarëve të grupit terrorist sot u dorëzohen familjarëve

Trupat e tre pjesëtarëve të grupit terrorist serbë do t’u dorëzohen sot familjarëve.

Autopsia e tyre ka përfunduar ditën e premte në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa burime brenda këtij instituti bëjnë të ditur  se familjarët do të pranojnë sot trupat.

Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ndërkaq nga gjuajtjet me armë zjarri, Policia vrau tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës është dënuar fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit e sulmeve terroriste do të dalin para drejtësisë. Dy prej anëtarëve të grupit terroristë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë në masën e paraburgimit prej një muajsh./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...