Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Shkrel, në zonën e Bogës, Pejë, ku është gjetur një person pa shenja jete.
Prokurorja e rastit Valbona Disha – Haxhosaj, thotë se dyshimet e para janë që kufoma është dëmtuar nga kafshët e egra.
“Dyshohet se kufoma është dëmtuar nga kafshët e egra, por kjo do të vërtetohet kur t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Disha – Haxhosa.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:00 nga një qytetar.