15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Trysni mbi hetimet për dëbimin e shtetasve turq

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha tha se hetimet për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq kanë filluar vitin e kaluar.

“Prokuroria Speciale e ka hapur rastin, qysh vitin e kaluar, është duke mbledhur prova prokurori i rastit edhe raporti i komisionit parlamentar që është dorëzuar në Prokurori, do të jetë pjesë e lëndës”, tha Hoxha për Radion Evropa e Lirë. Më shumë detaje mund të lexoni në REL.

Çështja e gjashtë gylenistëve është kthyer në vëmendje pas reagimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përmes një deklarimi publik dje kërkoi përgjegjësi institucionale për këtë rast.

Po të njëjtën e përkrahu edhe Ambasada Britanike.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës ka thënë se zbardhja e së vërtetës për dëbimin e shtetasve turq i ndihmon demokracisë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...